Më 27 mars 2025, Nexus Park Tirana mori pjesë në Match Maker Albania, duke treguar angazhimin tonë për inovacion dhe ekselencë në fushën e ndërtimit.
Specializuar në zhvillimin e magazinave moderne, Nexus Park respekton standardet më të larta sipas rregulloreve EUROCOD. Me një investim që kap 30% më shumë kosto, ne po vendosim një standard të ri në infrastrukturën e qëndrueshme dhe inteligjente.
Panairi u zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku morën pjesë 500 investitorë ndërkombëtarë nga 20 shtete, si dhe 200 investitorë shqiptarë dhe 30 eksportues vendorë. Kjo ngjarje ishte një mundësi e shkëlqyer për lidhje B2B dhe prezantimin e mundësive të investimeve në Shqipëri.
